Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin e vdekjes së një personi në një banesë në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 11:50 në mëngjes

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 11:50 është raportuar për vdekjen e një personi në një banesë në Prishtinë.

Bëhet e ditur se njësitet relevante kanë intervenuar menjëherë pas lajmit dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit.

“Prishtinë / 19.11.2023 – 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë, me ç’rast në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika