Policia ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në fshatin Likoc në Skenderaj të mërkurën.
Me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Dukagjini.
Po ashtu, policia është duke e hetuar rastin.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.