Gjendet një person i vdekur në Hade të Obiliqit

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Hade të Obiliqit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit, ku një person është gjetur i vdekur. Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë incident në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Dukagjinin se policia mori informacionin për një person pa shenja jete dhe menjëherë është dërguar në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit… Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika