Gjendet një person i vdekur në Sllatinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në fshatin Sllatinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur në fshatin Sllatinë të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se rasti është në hetim.

Viktima është gjetur brenda një automjeti “Smart” me targa të Shqipërisë. Sipas Borovcit, informata për trupin e pajetë është pranuar rreth orës 07:30 të mëngjesit.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një trup të pajetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull.  Aktualisht, policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka njoftuar Borovci.

Foto nga vendi ku u gjet i vdekur personi

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika