Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjendur pa shenja jete, në Mitrovicë të Jugut.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë të premtës në rrugën “Miran Hajra”, njofton Dukagjini.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.