Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, njofton Dukagjini.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 

Të fundit nga rubrika