Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njofuar se në mbrëmjen e së hënës, një person është gjetur pa shenja jete në rrugë. Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën e 13 qershorit, në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka kosntatuar vdekjen e viktimës.

Sipas raportit të policisë, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, bazuar në raportin e policisë, brenda 24 orëve të fundit, 25 aksidente trafiku me dëme materaile raportohet të kenë ndodhur, dhe 19 aksidente me të lënduar.

Policia e Kosovës të hënën e 13 qershorit ka arrestuar, gjithsej, 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika