Gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit, që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Një fëmijë katërvjeçar është gjetur i pajetë në kanalin e Ibër-Lepencit, pasi ishte raportuar si i zhdukur. Rrethanat e rënies së tij në kanal ende nuk dihen, derisa pritet një njoftim zyrtar nga policia për rastin tragjik

Është gjetur pa shenja jete fëmija katërvjeçar, i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka gjetur trupin e fëmijës katërvjeçar që kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë.

Fëmija ishte i raportuar i zhdukur dhe pas kërkimeve të intensifikuara, trupi u gjet nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të FSK-së, Gardës Kombëtare dhe Policisë së Kosovës.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika