Trupi i Cazim Fetahoviqit, alpinistit malazez që ra dje gjatë ngjitjes në majën e Hajlës përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është gjetur pas një kërkimi që zgjati nga mbrëmja e kaluar.
Sipas informacionit nga terreni, Fetahoviq po lëvizte në shtegun malor kur pranë majës ra përmes një shtrese dëbore duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit, njofton Dukagjini.
Nga terreni raportohet se edhe dy alpinistë të tjerë nga i njëjti grup pothuajse ranë në të njëjtin vend, por arritën të mbahen falë përdorimit të çekeve dhe u nxorrën në pjesë të sigurta të shtegut nga pjesa tjetër e ekipit.
Në operacion morën pjesë alpinistë malazezë, anëtarë të Shërbimeve të Shpëtimit Malor të Rozhajës dhe të Kosovës, si dhe zjarrfikës dhe oficerë policie nga Rozhaja.
Kërkimi për Fetahoviqin u zhvillua në kushte jashtëzakonisht të vështira, me reshje të mëdha dëbore dhe mjegull të dendur.
Një bjeshkatar dyshohet se ka rrëshqitur në majën e Hajlës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit
