Gjendja e dy nxënësve është stabile, njëri ka djegie shumë serioze

Dy nxënës janë lënduar nga energjia elektrike në shkollën "Faik Konica", të martën. Mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori, ka bërë të ditur se gjendja e të dyve mbetet stabile, ndërsa njëri ka pësuar djegie serioze

Gjendja e dy nxënësve të lënduar nga energjia elektrike është stabile, ndonëse njëri prej tyre ka djegie serioze.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar Ejup Govori. Ky i fundit ka thënë se njëri prej nxënësve ka pësuar djegie në duar, ndërsa tjetri në duar, në regjionin femoral dhe jo vetëm.

“Tek njëri prej tyre është më lehtë, në shuplakën e dajthtë, në djegie të shkallës së dytë, dy A dhe dy B, dhe është përpunu plaga nga kirurgu plastik, pas një observimi është pranu në kirurgjinë plastike për tretman…Tjetri i vitit 2008, janë sjellë rreth orës 11, ka djegie shumë serioze, në disa regjione, në dy shuplaka të dorës, në regjionin femural në të dy anët, në njërën anë ka shkallë shumë të rëndë… ka shkaktuar vdekje të indit, të qelizave të atij regjionit, po ashtu djegie të sipërfaqes së anës së djathtë të shpinës”, ka deklaruar ai.

Dy nxënësit, të dy 15-vjeçar, janë lënduar nga energjia elektrike në shkollën “Faik Konica”, të martën.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika