Gjendja e të plagosurit në Gjakovë stabile, jashtë rrezikut për jetë

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Emergjencës në Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, Ilir Hasanaj, ka dhënë detaje për gjendjen e personit të plagosur gjatë të shtënave mëngjesin e së hënës në Gjakovë.

Hasanaj ka thënë se pacienti, i cili ka mbërritur në spital rreth orës 05:20, ka marrë të gjitha ekzaminimet dhe trajtimin e nevojshëm.

Ai është pranuar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

“Gjendja e pacientit është stabile dhe ai nuk është në rrezik për jetë,” ka deklaruar Hasanaj për mediat.

Të fundit nga rubrika