Gjendja shëndetësore e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit është stabile

Gjendja shëndetësore e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit thuhet se është stabile, ndërsa IKSHPK-ja është duke pritur rezultatet e mostrave të dërguara në Holandë

Gjendja shëndetësore e pacientit të dyshuar për Lijën e Majmunit është 'stabile'

Gjendja e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit, i cili është shtruar në një repart të veçantë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Portali D, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.

Sipas tij, gjendja e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit është duke shkuar drejt përmirësimit.

“Gjendja e pacientit është stabile”, ka thënë Vishaj për Portali D.

Ilustrim

Ai, po ashtu, theksoi se janë duke pritur rezultatet e mostrave të dërguara në Holandë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Presim rezultatet e mostrave nga IKSHPK-ja, dhe do të ju informojmë me kohë”, tha Vishaj për Portali D.

Mostra e rastit të parë të dyshuar me Linë e Majmunit në Kosovë është dërguar të martën  për testim në laboratorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në Holandë.

Lija e majmunëve, çka është dhe a rrezikohet Kosova?

Ministria e Shëndetësisë njofton se i dyshuari me linë e majmunëve është i hospitalizuar në QKUK

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika