Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Wesley Clark tha se nuk ka dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
“Jo, s’kam dëgjuar”, u përgjigj Clark.
Clark këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling pasi tri ekipet e mbrojtjes përveç asaj të Selimit i përfunduan pyetjet.
Gjenerali Clark mohoi se ka parë ndonjë dokument, duke përfshirë edhe komunikatat që pretendohet se janë lëshuar nga UÇK-ja.
Dëshmitari pohoi sërish se ajo se çka i parapriu konfliktit ishte sulmi ndaj familjes Jashari, ku thekson se serbët vranë gra dhe fëmijë./BD
