Gjeneral Selimi për vdekjen e Adem Jasharit: Ka qenë lajmi më i hidhur

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], Sylejman Selimi, ka thënë se lajmi për vdekjen e komandatit të Adem Jasharit ka qenë lajmi më i hidhur dhe më i rëndë që ka dëgjuar gjatë luftës.

“Ishte vdekja, lajmi më i hidhur, më i rëndë”, u shpreh Selimi për emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

Selimi theksoi se lajmin për vdekjen e tij e mori nga miku i afërt i Adem Jasharit, i cili i tha se është çështje e kryer dhe se për të ka qenë humbja dhe thyerja më e madhe e moralit të luftës.

“Jam takuar me Nuredin Lushtakun dhe Fadil Kodra kanë qenë të afërt me Adem Jasharin. Sa e di unë, Nuredini ka qenë ai që më ka kumtuar lajmin se është çështje e kryer. Pastaj u bë publike edhe nga mediat për identifikimin e tij. Ka qenë humbja më e madhe dhe një thyerje e madhe e moralit. Pas vdekjes së Adem Jasharit, kam qenë e vetmja adresë që qytetarët vijshin tek unë”, deklaroi Selimi.

 

“Adem Jasharin e njihsha si figurë, gjatë demonstratave jemi njoftë, në pjesën ku u mbajshin demonstratat shumica ishin edhe me armë, Ademi dhe grupi i tyre ishin me armë, kam qenë edhe me Saminë dhe Jakup Nurën e pastaj edhe me Fadilin e në përgjithësi me grupin tjetër,” tha Selimi.

Teksa tregon zemërgjerësinë e Adem Jasharit, ku thotë se pasi ishte plagosur xhaxhai i tij, Vesel Selimi, Ademi ishte interesuar për të.

“Pasi është plagu axha im, Veseli Selimi, Ademi ka ardhë në shpi te unë me Sahitin e disa shokë të tjerë, është interesu për axhën se axhën e morën policia të alivanosur të plagosur rëndë, e kanë çu në stacion të policisë, pastaj me trajtu në QKUK këtu, në këtë periudhë herë ka ardhë te unë e herë kemi shku në odë të Ademit dhe jemi njoftë edhe me anëtarë tjerë të familjes dhe pastaj me grupet e tjera,” ka thënë Selimi.

Ndërsa thekson se familja Jashari ka qenë e është familje e shenjtë, “Ademi ka pas shokë shumë jo vetëm në Drenicë, por edhe në pjesë tjera si të Llapit e Dukagjinit dhe njohja ime është më shumë me grupin e Drenicës me njerëz që ishim afër,” ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.

Ademi ka qenë jo vetëm trim e luftëtar, por, sipas Selimit, edhe njeri i afërt e i komunikushëm e i dashur me njerëzit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e vetmja në kohën e demonstratave në Drenicë, e Selimi thotë se aty kanë kontribuuar të gjithë.

Në pyetjen nga moderatori se a ka pasur Adem Jashari kontakt me Ibrahim Rugovën, Sylejman Selimi thotë që nuk di diçka të tillë.

“Nuk e di në veçanti diçka jo, Ademi ka folur mirë për secilin Ademi ka pasë edhe kontakte jashtë shtetit edhe me lëvizjen popullore.”

 

Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën  

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika