Gjermani Franco Foda, trajneri i ri i Kosovës

Franco Foda

Gjermani Franco Foda është trajneri i ri i përfaqësues së Kosovës në futboll. Foda u prezantua gjatë ditës së shtunë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

I pari i FFK-së, Agim Ademi, bëri të ditur se Foda ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, duke theksuar se tranjeri i ri do t’i ketë duar të lira për të vendosur.

“Ka kontratë dyvjeçare. Në këto dy vjet, në këto garat e radhës, do të realizojmë programin e tij dhe kërkesat tona. Në futbollin tonë s’ka asgjë të sigurt, por ne po përpiqemi ta bëjmë punën sa më të mirë.

Foda i ka duart e lira për të vendosur, po vjen me ekipin e tij, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, por do ta ketë mbështetjen e Federatë”, ka thënë Ademi, gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Kosovës.

Kurse, Foda nisi prezantimin e tij me një fjalë në gjuhën shqipe, duke thënë “mirëdita”.

“Faleminderit, është një ditë speciale për të gjithë qytetarët në Kosovë, edhe për mua është një ditë speciale, jam i kënaqur që jam këtu”, ka shtuar Foda.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika