Gjermania demanton “kornizën e re” të dialogut: S’vjen nga ne

Qeveria Gjermane, përmes një përgjigjeje për Portalin Dukagjini, ka demantuar pretendimet se Gjermania qëndron pas një dokumenti katërfaqësh të ashtquajtuar “korniza e re”, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Emmanuel Bonne, këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez, , i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Jens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman





“Pretendimet janë të gabuara, një letër siç përshkruhet në raporte, nuk vjen nga Franca, Gjermania apo përfaqësuesi special i BE-së. Nuk kemi informacion se kush e ka shpikur atë dhe me çfarë qëllimi”.

Kështu thuhet në një përgjigje për Portalin Dukagjini nga Qeveria Gjermane, ku një zëdhënës i qeverisë ka theksuar se Gjermania nuk qëndron prapa një dokumenti katërfaqësh të ashtquajtur si “korniza e re” për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi marrë parasysh raportimet në mediat shqiptare për të ashtquajturën, nxjerrjen e një dokumenti katërfaqësh i cili supozohet se i është dorëzuar nga Franca dhe Gjermania, përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, thuhet në përgjigjen e tij.

Pas angazhimit të këshilltarëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, media vendore Albanian Post ka raportuar se e ka siguruar planin e paraqitur në kornizën e re për marrëveshjen në mes dy shteteve fqinje.

I njëjti dokument pretendohet se është hartuar nga Gjermania, Franca dhe Bashkimi Evropian dhe i është dorëzuar kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes Jens Plotner – këshilltarit kryesor në politikën e jashtme të kancelarit gjerman, dhe atij të presidentit të Francës, Emmanuel Bonne.

Sipas këtij teksti, Serbia duhet ta njohë zyrtarisht Kosovën pas 10 vjetësh, kur “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në prag të anëtarësimit në BE”.

Në të njëjtin thuhet se në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve dhe pas 10 vjetësh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.

Teksa Gjermania e mohon se qëndron pas këtij dokumenti, një gjë e tillë nuk vjen edhe nga Serbia.

Të hënën e 19 shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka konfirmuar se ka pasur në duart e tij një dokument (kornizë e re) për dialogun me Kosovën.

Sipas tij, ai dokument i kishte ardhur nga këshilltarët e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz. Vuçiq e ka pranuar se ka diskutuar me Lajçak për “kornizën e re” për dialog.

“E lexova atë letër. Nuk mund të them se mbaj mend katër faqe pas 15 minutash leximi. Është e qartë se dokumenti nuk ka rrjedhur në publik nga pala serbe. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, por i shkon për shtat të përdorë mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse kjo është plotësisht e vërtetë ose jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, ka theksuar Vuçiq për TV Pink.

Sipas të parit të Serbisë, situata është shumë e komplikuar, sepse është problem edhe nëse pranohet një dokument i tillë apo refuzimi i tillë.

Në anën tjetër, zyrtarët e Bashkimit Evropian, nuk kanë komentuar aludimet nëse ekziston një “kornizë e re”, për dialogun me Serbinë apo jo.

“Si rregull i përgjithshëm dhe çështje e parimi, ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara të raportuara nga mediet, sa i përket autencitetit e as përmbajtjes”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ndryshe, të premten e nëntë shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pritur në takim dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plottner dhe Emmanuel Beaune, si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit, thuhej se gjatë këtij takimi ishte theksuar se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Ai falënderoi Lajçak, si dhe këshilltarët Plötner dhe Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në njoftim.

Një takim i tillë erdhi si rrjedhojë e propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, drejtuar kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, vizitë përgjatë së cilës shpresohet të gjejnë opsionet që procesi i dialogut të lëvizë përpara më shpejt.

Në letër thuhej se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

“Po ju adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’ju bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpien drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në letër.

Kjo letër, sipas tyre vjen në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale”.

Ata kanë propozuar që “këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”.

“Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik. Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tanë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”.

Po ashtu, ata janë shprehur të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës duhet bërë përpjekje edhe më të fuqishme që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika