Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AfD-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

“Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë”, tha agjencia.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AfD-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentetët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD-ja, që doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, më herët kishte pasur statusin e grupit “të dyshuar” ekstremist. Kjo parti e sfidoi këtë cilësim të agjencisë në gjykatë, por pa sukses./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika