Gjermania me përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve

Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.

Gjermania ka ngrirë 5.25 miliardë euro asete që u takojnë oligarkëve rusë që janë sanksionuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë, thuhet në të dhënat e Ministrisë gjermane të Financave, raporton Reuters, shkruan REL.

Kjo shifër është 4.28 miliardë euro gjashtë muaj më parë. Ministria ndau këto informacione në përgjigje të një kërkese nga anëtari i Parlamentit gjerman, Christian Goerke.

“Që nga dhjetori [i vitit 2022] vetëm 200 milionë euro asete të oligarkëve janë ngrirë, dhe brenda gjysmë viti vetëm një miliard. Asnjë oligark nuk ka raportuar asetet e tij që nga dhjetori”, kritikoi Goerke.

Sipas ligjit gjerman të sanksioneve, personat e shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të deklarojnë menjëherë asetet e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të përballen me gjobë apo deri në një vit burgim.

Deri më tani, tetë oligarkë kanë raportuar 31 asete në Bundesbank, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane. Vlera e këtyre aseteve është e barasvlershme me 577 milionë euro. Në këto asete bëjnë pjesë llogari bankare, kompani dhe letra me vlerë.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe oligarkëve e kompanive ruse.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika