Gjermania rrit presionin ndaj Serbisë: Nëse nuk e zgjedh BE-në, e presin ndëshkimet

Qeveria e Gjermanisë pret nga Serbia që të vendosë të zgjedhë rrugën drejt Bashkimit Evropian ose partneritetin me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Gjermania po rrit presionin mbi Serbinë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Gazeta gjermane “Welt” ka raportuar se qeveria gjermane ka kërkuar nga Serbia që t’u bashkohet vendeve evropiane dhe pikëpamjeve të Perëndimit, ndryshe atë do ta presin sanksionet.

Qeveria e Gjermanisë pret nga Serbia që të vendosë të zgjedhë rrugën drejt Bashkimit Evropian ose partneritetin me Rusinë.

“Nevoja për një vendim po bëhet më e rëndësishme në funksion të zhvillimeve gjeopolitike”, ka thënë një përfaqësues i qeverisë në Berlin të martën, duke iu referuar luftës së agresionit rus në Ukrainë.

Në prag të konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin të enjten, është thënë se në Gjermani “janë të habitur dhe të zhgënjyer” për marrëveshjen e arritur midis Serbisë dhe Rusisë lidhur me politikën e jashtme.

Sipas kësaj gazete gjermane, është krijuar përshtypja se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si një politikan me përvojë, e di mirë pozicionin mes BE-së dhe Rusisë.

“Po bëhet gjithnjë e më shumë e papërshtatshme të jesh në atë ulëse”, thotë burimi i kësaj gazete.

Nëse Vuçiq vendos ta udhëheqë vendin e tij drejt BE-së, ai ka mbështetjen e qeverisë federale.

“Nëse ai vendos të shkojë në anën tjetër, do të ketë pasoja të kundërta”, ka thënë ai.

Ndryshe, samiti i ardhshëm ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, do të mbahet më gjashtë dhjetor të vitit 2022, në Tiranë.

Kështu ka njoftuar, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm BE – Ballkan Perëndimor në rajon, më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar Michel.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet kyçe për Bashkimin Evropian.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika