Gjiganti italian Milano, që tre muaj pa humbje në San Siro

Kuqezinjtë do të luajnë në Meazza kundër Cremonese dhe Lazios, dy ndeshje vendimtare për vendin e katërt. Ndërsa humbja e fundit para tifozëve daton më 29 janar ndaj Sassuolos

Stefano Pioli dhe Milani janë shndërruar në kështjellë të pamposhtur shtëpinë e tyre pas fillimit katastrofal të sezonit dhe tani për tre muaj rresht janë të pamposhtur në San Siro.

Gjërat nuk kishin mundur të shkojnë më keq për Kuqezinjtë në këtë fushë në janar të vitit 2023. Ata e filluan vitin me një humbje jashtë 2-1 kundër Salernianas, para se të lëshonin dy pikë në minutën e 93-të në shtëpi kundër Romës katër ditë më vonë.

Pastaj, ata u eliminuan edhe nga Kupa e Italisë në shtesë të 1/8-ës së finales kundër Torinos me 10 lojtarë në Giuseppe Meazza, e cila formë e dobët u përcollë edhe me barazim ndaj Lecces 2-2.

Milani më vonë u mposht 3-0 nga Interi i Simone Inzaghit në Superkupën e Italisë, para se të marrin nëntë gola në një hapësirë kohore një javore ku humbën 4-0 nga Lazio në Romë dhe 5-2 nga Sassuolo në San Siro.

Asnjë fitore për një muaj, vetëm dy pikë në ligë dhe një formë dhe paraqitje tepër të dobët në shtëpi.

Megjithatë, fati i është kthyer atyre që nga ajo kohë. Mike Maignan u rikthye në port me disa futbollist të tjerë, Kuqezinjtë kanë marrë tabni rezultate shumë më të mirë që disa muaj madje.

Pesë fitore nga shtatë ndeshje në fakt, përfshirë dy fitore të rëndësishme kundër Tottenhamit dhe Napolit në Ligën e Kampionëve ku arritën në fazën gjysmëfinale të kësaj gare.

Me një serë ndeshjesh kruciale që kanë mbetur në ligë që do ia sigurojnë ose jo Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, forma e tyre në shtëpi mund të jetë thelbësore, me ndeshjet që ata do të luajnë në San Siro kundër Cremonese, Lazio, Sampdoria dhe Hellas Verona para se të bie perdja e sezonit të Serie A 2022/23. 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika