Gjilani gjobitet me 1000 euro

Klubi i futbollit Gjilani është gjobitur me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës

Llapi dhe Gjilani nisin aventurën e tyren në Ligën e Konferencës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 1000 euro klubin e futbollit Gjilani.

Në arsyetimin e KD-së thuhet se pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi, disa persona kanë tentuar ta sulmojnë gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.

Po ashtu me 300 euro është dënuar edhe drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli.

Robelli ka ofenduar rëndë gjyqtarin Nuza në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave.

“‘SC ”Gjilani”.Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika