Gjini: Vendimi për Manastirin i rëndë, edhe më të rëndë e bëri Kurti

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tentuar të përfitojë nga çështja e pronave të Manastirit të Deçanit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit ka qenë i rëndë, por edhe më të rëndë sipas tij e ka bërë kryeministri Albin Kurti.

Gjini në “Debat Plus” tha se Kurti ka tentuar të përfitojë nga kjo çështje.

“Në politikë, në demokraci, kanë me korrë çka mbjellin, nëse mbjellin thera kanë me i korrë, nëse lule kanë me i korrë. Vendimi për Manastirin e Deçanit ka qenë i vështirë në vitin 2016, jo tash. Është bërë i vështirë prej njerëzve që kanë dashur të përfitojnë prej situatës”, tha ai.

“AAK-ja nuk ka dashtë me përfitu. Nuk ka organizu protesta në Deçan për vendimin e Kushtetueses. Albin Kurti ka organizu protesta në Deçan, duke mendu që për shkak se vendimi i Kushtetueses është i paapelushëm, që dikush ka me marrë vendimin dhe me regjistru në kadastër në Deçan, ka shpresu që dikush e bën për me përfitu politikisht”, vijoi Gjini.

Gjini theksoi se zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit më së shumti ndikon te banorët e komunës së Deçanit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika