Gjinovci: Ne u arrestuam si kriminelë, plagjiatori mbeti duke dhënë mësim, por nuk ndalemi

Aktivisti i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka thënë se nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë të pengojnë normalizimin e plagjiaturës

Arrestimi i aktivistëve të ORCA-s





Për herë të dytë në brenda pak orësh, aktivisti i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka reaguar sërish pas lirimit me procedurë të rregullt.

Të hënën e 14 nëntorit, aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Gjinovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkë me Hoxhën, u arrestuan si të ishin kriminelë, ndërsa sipas tij plagjiatori mbeti para studentëve duke ligjëruar.

Ai ka theksuar se nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë të pengojnë normalizimin e plagjiaturës.

Kjo për të është vetëm një fillim.

“Na arrestun neve e na largun nga Fakulteti si kriminela të prangosun. Plagjiatorin e lanë para studentëve tu “dhanë mësim”.

Por na s’e kena njet mu nalë. Nuk kemi me leju normalizimin e plagjiaturës. Kjo e sodit është veç fillimi”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe në njoftimin e ORCA-s thuhet se në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, “ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodh rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve.

“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës”.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika