Gjobitet me 200 euro një vozitës që dyshohet se drejtonte veturën i dehur

Një vozitës është ndqaluar nga policia dhe dyshohet se drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tij, përveq gjobës i është shqiptuar tre muaj masë mbrojtëse – heqje e patent shoferit

Ilustrim

Këtë të shtunë është ndaluar një vozitës i cili dyshohet se drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Ai u ndalua nga Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj.

I dyshuari ishte duke e drejtuar veturën në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.

Ndaj tij, policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika