Gjobitet një person në Prishtinë për hedhje të mbeturinave nga vetura

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, bënë të ditur se ka shqiptuar një gjobë ndaj një personi pasi që i njëjti është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, pas identifikimit të tij ndaj personit janë ndërmarrë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mes tjerash, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla që dëmtojnë ambientin urban.

Të fundit nga rubrika