Gjuajtën hajdutët, arrestohen pesë vëllezër në Prishtinë

"Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregull"

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona (vëllezër) në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë qenë cak i një vjedhjeje dhe për t’u mbrojtur i kanë gjuajtur me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërsa policia ka bërë të ditur se në këtë rast nuk ka të lënduar.

Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre persona të panjohur kishin tentuar të kryejnë vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtien me armë zjarri ndërmjet njëri-tjetrit, por pa ndonjë pasojë, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve u kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika