Gjykata e Elbasanit lë në paraburgim dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Gjykata e Elbasanit ka lënë në parburgim dy rusët dhe ukrainasit që u kapën teksa tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh

Pamjet e siguruara nga A2 CNN, nga tre të hetuarit për spiunazh

Gjykata e Elbasanit të mërkurën ka lënë në paraburgim tre të hetuarit për rastin e Uzinës Ushtarake të Gramshit në Shqipëri, ku dy ushtarë shqiptarë u plagosën dhe dy shtetas rusë e një ukrainas u akuzuan nga Prokuroria e Elbasanit për spiunazh si edhe për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të shtetit.

Gjyqtarja Pajrime Fetahu ka vlerësuar se arrestimi i tyre është i ligjshëm dhe akuzat bazohen në prova.

Ndërsa, avokatët e vlerësojnë si të pabazuar kërkesën e prokurorisë dhe akuzat e ngritura.

“Nuk janë garantuar të drejtat e klientit tim. Nuk është caktuar përkthyes në gjuhën ukrainase dhe pavarësisht se ai kupton rusisht kam kërkuar te deklarata e tij të mos merret për bazë. Edhe dy shtetasit e tjerë kanë kërkuar avokat, por gjykata i ka detyruar të marrin avokat. Kryesisht Spray neuroparalizues mbajnë femrat. Nuk është armë kimike. Nuk është cënuar një perimetër i ndaluar, pasi ka pasur mungesë sinjalistike. Nuk kishin nga ta dinin“, është shprehur avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin, raporton Top Channel, transmeton Portali Dukagjini.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe Fedir Alpatov me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh dhe u përballën me akuzat “goditje për shkak të detyrës”, “dhënia e informacioneve sekrete” “sigurimi i informacioneve në bashkëpunim”.

Si ndodhi ngjarja në Gramsh?

Rreth orës 17:40 të ditës së shtunë 20 gusht, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit vuri re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi, më pas efektivët i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai ka nisur të largohet.

Në momentin që personi është ndaluar iu është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar.

Pas kapjes së personave, policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z. 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zonë të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç, të cilët të mërkurën u lanë nën masën e arrestit me burg.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është shumë krenar me rojet ushtarake që i kanë neutralizuar tre të dyshuarit për spiunazh. Po ashtu, ai ka kritikuar zërat që kanë dashur të përdorin ngjarjen për interesa të tyre personale.

Rama reagon pas sulmit në Gramsh: Tre individët dyshohen për spiunazh

Arrestohen tre sulmuesit në depon e armëve në Gramsh, dy ushtarë në spital

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika