Gjykata Kushtetuese për sulmet e Kurtit: Deklarata të pamatura, përpjekje për të ushtruar presion

Gjykata Kushtetuese ka reaguar për deklaratat e djeshme të kryeministrit në detyrë, duke i quajtur ato të pamtura. Reagim ka pasur edhe nga Shoqataa e Prokurorëve të Kosovës, të cilët Kurti i quajti 'leva politike'

“…kjo është ngjajshëm sikur Ministri ynë i shëndetësisë Arben Vitia të lëshoj një vendim mjeksor që ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjeksore për shkak të gjendjes së rënduar të tyre…”, ka thënë Albin Kurti – Kryeministër në detyrë.

Gjykata Kushtetuese ka reaguar si rrallë herë për këtë deklaratë dhe sulme nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kurti në fjalimin e tij të gjatë, një ditë më parë para delegatëve të Lëvizjes Vetëvendosje kishte rezervuar kritika e akuza për gjyqtarët e Kushtetueses se po i shërbejnë partive të ish-opozitës duke iu referuar vendimit për masën e përkohshme pas kërkesës së Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj përkitazi me deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë. Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”- Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Një reagim erdhi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, duke i konsideruar si të papranueshme ato.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës e konsideron të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e dhënë nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, i cili insinuoi se prokuroria dhe gjykatat po shërbejnë si “leva” politike për të realizuar qëllime jashtë vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhje. Prokurorët e Republikës së Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të udhëhequr vetëm nga parimi i ligjshmërisë dhe i pavarësisë. Përpjekjet për t’i paraqitur organet e drejtësisë si instrumente politike janë sulm direkt ndaj rendit kushtetues dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Shoqata e Prokurorëve të Kosovës rikujton se prokurorët nuk janë dhe nuk mund të jenë palë në debatet politike. Ata mbrojnë interesin publik përmes veprimeve të bazuara në prova dhe ligj, pavarësisht kush është në pushtet apo në opozitë. Prandaj, kërkojmë që diskursi politik të mos përdoret për të cenuar integritetin dhe pavarësinë e prokurorëve, të cilët mbeten të përkushtuar ndaj detyrës së tyre kushtetuese: mbrojtjes së ligjit dhe të drejtave të qytetarëve.”– Shoqata e prokurorëve të Kosovës

E në Institutin e Kosovës për Drejtësisë, thonë se Lëvizja Vetëvendosje po cenon themelet e sundimit të ligjit.

“Ishte një teatër fatkeqësisht dhe sot mbase mund të krenohen brenda Këshillit të Përgjithshëm brenda militantëve të tyre, por do të vijë një kohë 2 vite, 10 vite që historia do t’i mbajë mend si diçka që i kanë cenuar themelet e demokracisë në Kosovë, themelet e sundimit të ligjit për pak pushtet për të qëndruar në mënyre të kundërligjshme në pozitat që i kanë sot”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.

Javën e kaluar Gjyakata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, duke pezulluar çdo veprim brenda Kuvendit të Kosovës deri më 30 shtator, meqë Lista Serbe u ankua për moszgjehdjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Me vendim u pezullua edhe çfarëdo veprimi për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të para 7 muajve.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika