Gjykata Supreme ka rrëzuar tarifat globale të presidentit amerikan Donald Trump të premten, duke ia hedhur poshtë një nga çështjet kyçe në agjendën e tij ekonomike.
Kjo gjykatë ka vendosur që ligji emergjent për fuqitë ekonomike nuk ia lejon presidentit të vendosë tarifa të tilla, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Gjykata Supreme e SHBA-së tha se Trump kishte tejkaluar kompetencat e tij duke vendosur tarifa të gjera përmes një ligji të parashikuar për situata emergjente kombëtare.
Gjykata e Lartë vendosi se Akti për Fuqitë Ekonomike Ndërkombëtare në Rast Emergjence nuk i jep autoritet presidentit për të vendosur tarifa.