Gjykata Themelore e Prishtinës me mbi 236 mijë lëndë të pazgjidhura

Numri i madh i lëndëve të pazgjidhura konsiderohet si shkelje e të drejtave të njëriut

Ilustrim

Gjykatat e Kosovës janë në pritje për t’i zgjidhur 236 mijë lëndë të ndryshme.

Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka një faktor që ka ndikuar në grumbullimin e lëndëve si të pazgjidhura.

Raporti gjashtëmujor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës paraqet numrin e madh të lëndëve në proces.

Nga janari i këtij viti janë zgjidhur 59 mijë e 261 lëndë, ndërsa janë pranuar 73 mijë e 276 lëndë të tjera.

Lëndë të trashëguara në raport janë 222 mijë, kurse numri i lëndëve në proces arrin 236 mijë.

Në grumbullimin e këtyre lëndëve patjetër që rol të madh luan edhe numri i gjyqëtarëve. Këtë e shprehu edhe Kryesuesi I Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Zogaj për RTK-në kishte thënë se, “Sistemi gjyqësor i Kosovës është ndërtuar për 20 vite por asnjëherë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve të tjerë”.

Nëse lëndët merren brenda afateve ligjore, nuk do të bëhej zvarritja e lëndëve.

“Në kuadër të qendrës për ndihmë juridike falas, që e kemi në kuadër të IKD-së, kemi hasur raste kur palët tona në pritje të një epilogu për raste e tyre, fatkeqësisht kanë vdekur dhe nuk kanë arritur të fitojnë zgjidhjen e rastit”, thotë Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Mbi 205 mijë lëndë ka pasur Gjykata e Apelit. Më së paku lëndë të pazgjidhura ka Gjykata Supreme me 413 të tilla.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika