Gjykatësit shqiptarë shpërngulen nga veriu në jug të Mitrovicës

Për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja në atë pjesë të Mitrovicës, gjykatësit shqiptarë që kanë shërbyer në veri janë shpërngulur të martën e 27 dhjetorit në objektin e Gjykatës Themelore - divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti

Pjesa veriore e Mitrovicës

Gjykatësit shqiptarë, si dhe i tërë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, janë shpërngulur të martën e 27 dhjetorit në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti.

Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja në atë pjesë të Mitrovicës, shkruan KP.

Një pjesë e gjykatësve dhe personelit tjetër shqiptarë, së bashku me kolegët e tyre serbë, kishin filluar punën në veri të Mitrovicës në vitin 2017, ku sipas marrëveshjes së Brukselit ishte përcaktuar që divizioni penal i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fillojë punën në objektin e veriut të Mitrovicës, ndërsa divizioni civil në jug, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës.

Ndryshe, këtë të martë edhe një barrikadë më shumë u shtua në veri të Mitrovicës, kësaj radhe në qytet.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se kjo barrikadë është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve afër shkollës teknike.

“Një barrikadë e re është vendosur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Mitrovicës”, ka vijuar Hoti.

Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur serbët vendosën barrikadat e para në rrugët magjistrale atje.

Po ashtu, më pas Policia e Kosovës ka konfirmuar se një barrikadë është vendosur edhe në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Ndryshe, sot shënon dita e 18-të qëkur në rrugët e veriut të Kosovës serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se i ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo ditë, forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika