Gjykimi i Pjetër Shalës, përfundon dëshminë Safet Gashi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka mbaruar dëshminë e tij, dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka mbaruar dëshminë e tij, dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. Për këtë dëshmitar kishte pyetje mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues.

Mbrojtësi i viktimave, avokati Simon Laws dhe anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Gilbert Bitti e morën në pyetje këtë dëshmitar në sesion privat.

Gjatë dëshmisë së tij, sot dëshmitari Safet Gashi e pranoi se ka dallime në deklaratat që i ka dhënë më herët pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe dëshmisë që po e jep tani në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

“Ka dallim, e pranoj! Ama dallimi, munet me harru njeri sikur unë që kam harru. Jam kanë në 2019 shtator, unë kam menu që jam kanë në 2019 në prill, e patë edhe vetë gabimin që e kam ba se e kam harru, harron njeri. 5 vjet kanë kalu se le ma po më folni për do fjalë që kanë ndodhë para 25 vite, zonja prokurore, kam harru”, ka deklaruar dëshmitari Gashi.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ia tërhoqi vërejtjen Gashit lidhur me kontradiktat në mes deklaratave të tij.

“Ju lutem përpiquni që të përgjigjeni në mënyrë sa më të saktë që keni mundësi, në mënyrë që të shmangen keqkuptime të ndryshme, a e kuptoni këtë? Pesha e vlerësimit të dëshmisë tënde bëhet më vonë, por ju inkurajoj që të thoni të vërtetën sepse këtu jemi për të gjetur të vërtetën, për të gjetur faktet. Nëse nuk jeni i saktë në përgjigjet tuaja, kjo punë bëhet për ne e vështirë”, ka theksuar Veldt-Foglia.

Ajo i tha dëshmitarit se mospërputhja në mes deklaratave të tij, ngrit pikëpyetje për t’u gjetur e vërteta.

Prokurorja Gaia Pergolo tha se ka evidentuar kontradikta në deklaratat e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gashi. Kurse, ky i fundit fillimisht tha se dje nuk e kishte kuptuar pyetjen e avokatit./RTK

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika