Gjyshinca: Qeveria e re dhe ndryshimet gjeopolitike, faktorë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Kosova e ka më të lehtë anëtarësimin në KE, pasi, tani i ka dy elemente të reja, që ia lehtësojnë rrugën: Qeverinë e re dhe ndryshimin e situatës gjeopolitike në botë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se aplikimi në Këshillin e Evropës është bërë në koordinim të plotë me aleatët e Republikës së Kosovës.

Gjyshinca ka ngritur një paralele, sa i përket aplikimit në organizata ndërkombëtare, duke thënë se qeveria e tanishme dallon nga qeveritë e kaluara, në organizimin nëpërmjet dy elementeve.

“Përderisa Kosova e ka qeverinë e re, kemi edhe një ndryshim të situatës gjeopolitike në botë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ai beson se elementet e lartpërmendura do ta ndihmojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, duke pasur përkrahjen e vendeve anëtare dhe atyre perëndimore.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me miqtë e Kosovës, të cilët kanë qenë lobuesit për të drejtat tona, që nga fillimi”, ka thënë Gjyshinca në Emisionin FIVE.

Ndër të tjerash, Gjyshinca ka thënë se, kjo çështje nuk është definitive, por sipas tij, ka mundësi që të ndryshojë agjenda e Këshillit të Ministrave, të cilët do të mblidhen të premten.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika