Glauk Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Hysni Gucatit

Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjes Gucati me rastin e vdekjes së Avdullah Gucatit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për babain e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Përmes një postimi ne Facebook, Konjufca ka thënë se të ndjerin Avduallah Gucati, do ta kujtojë si njeri frymëzues për të tjerët.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati. Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri. Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Konjufca.

Hysni Gucati me babain e tij

Para disa ditëve Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ishte lejuar nga Dhomat e Specializuara që ta vizitonte babain e tij i cili ishte i sëmurë.

Ndryshe, Gucati është dënuar me katër vjet e gjysmë burg duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika