Godet për vdekje një këmbësor – I dyshuari zyrtar policor, ndalohet për 48 orë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Llazarevë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në aksident është i përfshirë një zyrtar policor i cili në momentin e ngjarjes nuk ishte në detyrë zyrtare dhe po udhëtonte me veturën e tij private.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident me fatalitet, ku i dyshuari është një zyrtar policor. Viktima është qytetari L.S., staf civil në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 është pranuar informata për aksidentin. “Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë, këmbësori, mashkull rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, hetuesit e IPK-së dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ndaj zyrtarit policor të përfshirë në aksident është iniciuar hetim penal për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, ndërsa i njëjti është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika