Grenell akuzon Gjermaninë: E keni përkrahur Kurtin, keni qenë në anën e gabuar të historisë

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundër të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Rchard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundërt të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Grenell i ka replikuar Rohdes në platformën X, duke thënë se Gjermania është në anën e gabuar të historisë, pasi e ka përkrahur Kurtin.

Ai, gjithashtu, e quan fashist kryeministrin Albin Kurti.

“Albin Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi e ka shtyrë. Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar t’i përqafojë zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiqi ishin pajtuar t’i shtynin përpara. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë pajtohen… por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenelli në Twitter të martën.

Deklarata e Grenellit u bë pas vizitës së sekretares Parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Siemtie Moeller, në Kosovë. Ajo u takua me liderët e shtetit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika