Grenell: Bidenin nuk e informuan për situatën në Veri të Kosovës

Sipas Richard Grenell-it, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden nuk është në dijeni për situatën në mes të Kosovës dhe Serbisë

Rchard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Richard Grenell ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka shkrua në Twitter se për ngjarjet e datës së 31 korrikut të vitit 2022, nuk është njoftuar presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

“Një zyrtar karriere i Zyrës së Këshillit për Siguri Kombëtare (NSC), sapo më tha që Joe Biden nuk është informuar ende për zhvillimet Kosovë-Serbi dhe Jake Sullivan nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në këto zhvillime kështu që ai po e lë trajtimin e kësaj çështje në dorë të nivelit më të ulët të zyrtarëve”, ka shkruar në Twitter Grenell.

Grenell ka thënë se Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, nuk ka kohe të merret  më Kosovën dhe këtë ia ka deleguar disa zyrtarëve me të ulët të Shtëpisë së Bardhë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika