Grenell bisedon me Thaçin: Jam i bindur që po të ishte Thaçi president, populli i Kosovës do të ishte në paqe

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se po të ishte ende president, populli i Kosovës do të jetonte në paqe

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar për zhvillimin e një bisede telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, të hënën e tetë gushtit, Grenell është shprehur i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte akoma president.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, ndalimi i spiunes ruse në Kosovë për Richard Grenellin, “është një Shembull i tmerrshëm”.

Këtë deklaratë e ka bërë ish i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, në rrjetin social Twitter, duke i reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të spiunes ruse, Daria Aslamova.

Tutje, sipas Grenell-it “Kosova po krijon gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë”.

Ai ka thënë se arrestimi i Aslamova-s është i mënyrës së njëjtë “me refuzimin e afisheve serbe në targa”.

Ndryshe, Grenell kishte reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “fashist me përvojë” pas vendosjes se reciprocitetit me Serbinë.

Ai e ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa të njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika