Grenell: Kjo s’është drejtësi, Thaçi kur të lirohet t’i padisë në gjykatë amerikane të gjithë ata në Hagë

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po trajtohet rasti i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Në një postim në platformën X, Grenell ka akuzuar sistemin e drejtësisë evropiane për zvarritje dhe mungesë drejtësie, duke theksuar se Thaçi po mbahet në paraburgim tash e pesë vjet pa përfunduar gjyqi.

“Ka shumë arsye pse Europa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite”, ka shkruar Grenell.

Ai e ka cilësuar sistemin evropian si “brutal, arkaik dhe të drejtuar nga elitat”, duke shtuar se “kjo nuk është drejtësi” dhe se askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga evropianët.

Grenell ka shprehur hapur mbështetjen për Thaçin, duke thënë se shpreson që ai t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane kur të lirohet, pasi sipas tij, janë paratë e taksapaguesve amerikanë që financojnë këtë sistem të dështuar.

“Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian. Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika