Greqi: Rrëzohet një helikopter në det teksa mundohej ta shuante zjarrin

Tre helikopterë dhe pesë aeroplanë janë dërguar për shuarjen e zjarrit në pyllin e Samos. Sipas raportimeve të televizionit publik grek Ert, një helikopterë teksa po mundohej ta shuante zjarrin është rrëzuar në detin Egje

Ilustrim

Një helikopter është rrëzuar në detin Egje të mërkurën e 13 korrikut, teksa po mundohej ta shuante zjarrin në një pyll në ishullin Samos.

Sipas raportimeve të televizionit publik grek Ert, një person është shpëtuar, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim.

“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar pas rrëzimit të helikopterit që mori pjesë në luftën kundër zjarrit në pyll në Samos”, ka thënë një përfaqësues i zjarrfikësve, transmeton reuters.

“Një person është shpëtuar, dhe po kërkohen tre të tjerë”, ka thënë një përfaqësues i rojës bregdetare.

Zjarri ka shpërthyer në pyllin e Samos rreth orës 14:00, ndërsa tre helikopterë dhe pesë aeroplanë janë dërguar për shuarjen e zjarrit së bashku me rreth pesëdhjetë zjarrfikës.

Në Greqi të mërkurën e 13 korrikut, kanë fryer erëra të forta, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në 30 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika