Greqia vazhdon luftën me zjarret

Për të shtatën ditë me radhë, Greqia vazhdon përpjekjet për të kontrolluar zjarret

Firefighters operate as wildfire burns near the village of Agios Sotira, west of Athens, Greece, July 20, 2023. REUTERS/Fedja Grulovic

Greqia vazhdon përpjekjet për të kontrolluar zjarret në ishullin Rodos, për të shtatën ditë me radhë.

Qindra turistë që u detyruan të evakuohen, pritet të kthehen në vendet e tyre.

Rreth 20 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos, ditëve të fundit, pasi zjarret që nisën një javë më parë, u përhapën dhe arritën vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit, shkruan REL.

Greqia përfshihet shpesh nga zjarret, sidomos gjatë verës, por ndryshimet klimatike kanë shkaktuar sivjet valë më ekstreme të të nxehtit në të gjithë Evropën jugore.

Qindra zjarrfikës, me përforcime nga Turqia dhe Sllovakia, janë duke luftuar me flakët pranë fshatrave Genadi dhe Vati në juglindje të Rodosit.

Zjarret shpërthyen edhe në ishullin e Korfuzit, në pjesën perëndimore të Greqisë, dhe në ishullin Evia, pranë kryeqytetit të Athinës.

“Zjarret kanë përfshirë gjithë vendin, por asnjë vendbanim nuk po kërcënohet për momentin”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve Reuters.

Greqia ka shënuar temperatura shumë të larta javëve të fundit dhe ato pritet të mbeten të tilla së paku deri të mërkurën, duke i tejkaluar 44 gradë Celsius në disa zona.

Turizmi përbën 18% të prodhimit të Greqisë dhe një në pesë vende pune. Në Rodos dhe shumë ishuj të tjerë grekë, varësia nga turizmi është edhe më e madhe.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika