Gruaja nga Kosova gjendet e vrarë në Austri, ish-burri i dyshuar në paraburgim

Një krim i rëndë ndodhi të dielën e Pashkëve pasdite në Austrinë e Poshtme. Një grua 39-vjeçare u gjet e vdekur në kopshtin e shtëpisë së saj me plagë nga thika dhe arma e zjarrit.

I dyshuari kryesor është ish-burri i saj, 47-vjeçar i cili ndodhet në paraburgim.

Sipas mediave austriake, gruaja është nga Kosova, e qytetit të Gjakovës me banim në Baden të Austrisë.

Ata raportohet se kishin katër fëmijë së bashku, dhe se të njëjtit kishin pasur konflikte familjare.

Mediat atje shkruajën se krimi mund të ketë ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, megjithatë ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të fundit nga rubrika