Gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se gruaja që është plagosur mbrëmë në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se po trajtohet në Klinikën Emergjente në QKUK

QKUK

Gruaja që është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo po trajtohet në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, mbrëmë tha për Dukagjinin se ekipet e Kirurgjisë Vaskulare dhe të Anesteziologjisë janë duke e trajtuar atë në sallë të operacionit.

Ndryshe, mbrëmë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në Prishtinë.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytet.

Ai ka shtuar se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Një i vrarë dhe një e plagosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika