Grubi për situatën në veri: Të shmangen veprimet dhe retorika provokuese

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka thënë se situata në veri krijon "rrethana të papranueshme që synojnë destabilizimin dhe dezorientimin tendencioz të mbarë rajonit"

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grub





Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi Grubi ka thënë se është shqetësuese situata e sigurisë në Veri të Kosovës “pas vendosjes së barrikadave, shpërthimeve, sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të EULEX-it nga grupe kriminele”.

“Rrethana të papranueshme që synojnë destabilizimin dhe dezorientimin tendencioz të mbarë rajonit dhe që duhen ndaluar urgjentisht përmes dialogut dhe racionalitetit”, ka shkruar Grubi.

Foto e postuar në llogarinë e zëvëndëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shtuar se duhet të shmangen veprimet dhe retorika provokuese dhe të përforcohet angazhimi për zgjidhjen e kontestit mes dyja vendeve.

Sipas Grubit, kjo mund të arrihet përmes njohjes së ndërsjelltë dhe të shënohet progres i përbashkët në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika