Gruda thotë se Gjykata nuk e ka shpallur dekretin e Osmanit jokushtetues

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për afatin 34-ditor për zgjedhjen e presidentit.

Ai në Debat Plus ka theksuar se vendimi ka një arsyetim të qartë, Kuvendi u themelua më 11 shkurt dhe nuk kishte kaluar plotësisht afati 60-ditor.

Për Grudën, megjithëse nuk ishte e domosdoshme të jepej ky afat, “gjykata e ka bërë këtë për të dhënë një mundësi shtesë për përmbushjen e detyrës kushtetuese”.

“Arsyeja pse i ka dhënë 34 ditë e ka qartësu sepse Kuvendi u themeluar me 11 shkurt dhe nuk i ka apsur 60 ditë në total. Gjyakata e ka bërë këtë zgjedhje, unë mendoj se nuk ëshët dashur me i dhënë sepse nuk ka rëndësi kur formohet Kuvendi, megjithatë për mua ëhstë në rregull sepse gjyakata ka dashur ta japë edhe një shans”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se në aktgjykim thuhet se nuk ka pasur nevojë për dekret dhe se Gjykata nuk ka konstatuar ndonjë shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentes.

“Jo, për një arsye sepse Gjykata ka thënë Kuvendi vërtetë duhet me u shpërnda nëse nuk e zgjedh presidentin në kohë, por ka thënë nuk ka nevojë fare për dekret. Nuk ka pasur nevojë për dekret prandaj nuk e ka shpallur jokushtetues. Gjykata nuk e thotë se është shkelje, nëse do të ishte, e thotë siç e ka thënë në raste tjera që është antikushtetues”, ak theksuar ai.

Deputeti njoftoi gjithashtu se nesër në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së PDK-së.

Të fundit nga rubrika