Gruda, PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të refuzuar kërkesat për mbrojtje në liri të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut.

Në një konferencë për media, Gruda theksoi se mbajtja në paraburgim për më shumë se katër vjet e gjysmë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, përbën një cenim serioz të standardeve të drejtësisë perëndimore.

“Pas përfundimit të fazës së Prokurorisë, kur çdo argument për ndonjë rrezik të mundshëm për ndikim në proces ka rënë, lirimi me kusht nuk do të duhej të ishte një privilegj, por një e drejtë e patjetërsueshme”, tha Gruda, duke përmendur se këto të drejta janë të garantuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai rikujtoi se PDK-ja ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të themelimit të kësaj gjykate, me besimin se do të ofronte një proces të drejtë dhe transparent, në përputhje me parimet e shteteve demokratike.

“Kjo gjykatë nuk guxon të shndërrohet në një mekanizëm të përndjekjes, aq më pak në emër të drejtësisë dhe viktimave të luftës”, u shpreh Gruda.

Ai theksoi se të akuzuarit nuk janë qytetarë të zakonshëm, por liderë të luftës për liri dhe arkitektë të pavarësisë së Kosovës. Prandaj, PDK kërkon nga gjykata, faktori ndërkombëtar dhe financuesit e saj që të veprojnë me përgjegjësi dhe me respekt për të drejtat e njeriut.

Deputeti Gruda iu drejtua gjithashtu institucioneve të Kosovës, duke kërkuar një angazhim më të madh në ofrimin e garancive për të akuzuarit.

“Mosangazhimi i institucioneve tona nuk është thjesht një neglizhencë, por një heqje dorë nga përgjegjësia historike”, përfundoi Gruda.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika