Gruda sfidon VV-në: Gjeni një vend tjetër që vepron si Kosova me amendamentet kushtetuese

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka sfiduar kabinetin qeveritar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të gjejnë një shembull të ngjashëm ndërkombëtar me praktikën e propozuar për amendamentet kushtetuese.

Gruda ka deklaruar se nuk ekziston një vend që vepron në mënyrë të ngjashme me rastin e Kosovës, ku, sipas tij, kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese bëhet sot, ndërsa miratimi kërkohet të realizohet pas një periudhe të gjatë kohore.

“E sfidojë çdo kënd prej kabinetit qeveritar, prej juristëve që na shikojnë nëse gjejnë një vend në të cilin kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese siç është në rastin tonë, bëhet sot dhe miratimi thirret të bëhet pas një dekade e tutje, unë nuk dalë ma me fol në këtë Kuvend për ligj. LDK-ja i mbështet dhe i voton, këto amendamente kushtetuese janë hartuar edhe nga LDK-ja vitin 2011 me një proces, këto amendamente janë dërguar në Gjykatën Kushtetues, nga ne i kemi dërgu, janë bindje ideologjike që datojnë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, presidenti duhet të zgjidhte nga populli”, tha ai.

Të fundit nga rubrika