Gruda: Vetëvendosje po qëndron në “istikamet” e bllokadës dhe po keqinterpreton aktgjykimin e Kushtetueses

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në emisionin Five ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të proceseve parlamentare përmes keqinterpretimeve të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo, mendoj, është në vazhdën e interpretimeve absurde të normave kushtetuese që kanë ndodhur nga fillimi i kësaj legjislature dhe për të cilat interpretime ne kemi ardhur në një situatë bllokade,” deklaroi Gruda.

Ai shtoi se aktgjykimi i fundit e ka bërë të qartë që votimi i fshehtë nuk mund të ndodhë gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit: “E vërteta është që aktgjykimi e ka qartësuar në mënyrë të plotë që votimi i fshehtë nuk mund të ndodhë, sepse rendi i ditës i seancës konstituive është i përcaktuar strikt në rregullore. Gjykata ka thënë që duhet t’i përmbaheni rregullores, e cila e ka caktuar rendin e ditës dhe nuk ka paraparë mocion procedural për ndryshim të formës së votimit dhe praktikes deri te sotshme parlamentare.”

Gruda ironizoi përfshirjen e eksponentëve të Vetëvendosjes në interpretimin juridik të aktgjykimit: “Lëvizja Vetëvendosje do me vazhdu me nejt në ‘istikamet’ e saj të bllokadës dhe me keqinterpretu. Unë sot, për shembull, e kam pa që interpretimin e aktgjykimit e ka bërë ministri i Financave, ministri i Jashtëm, z. Konjufca, asnjëri nuk janë jurist.”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika