Grupet gjermane pezullojnë operacionet e shpëtimit nga tërmeti në Turqi për arsye sigurie

Ekipet gjermane dhe austriake të shpëtimit kanë pezulluar operacionet në Turqinë juglindore, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, teksa vendi është rrotulluar nga tërmeti vdekjeprurës që goditi zonën të hënë e 6 shkurtit

Shpëtimtarët e Gjermanisë Ndërkombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit (ISAR), pasi kishin mbërritur në Gaziantep për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve të tërmetit vdekjeprurës në Turqi, në aeroportin e Gaziantepit, Turqi, 7 shkurt 2023, foto RTS.

Dy organizata gjermane të ndihmës, të shtunën e 11 shkurtit, kanë pezulluar operacionet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti, duke përmendur problemet e sigurisë dhe raportet për përleshje midis grupeve të njerëzve dhe të shtëna me armë zjarri.

Kërkimi dhe shpëtimi ndërkombëtar gjerman (ISAR) dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (THW), thanë se do të rifillonin punën e tyre sapo agjencia turke e mbrojtjes civile AFAD ta klasifikojë situatën të sigurt.

Menaxheri i Operacioneve të ISAR, Steven Bayer, ka thënë se situata e sigurisë po përkeqësohej pak me kalimin e ditëve që nga fatkeqësia, dhe kjo ishte tipike në rrethana të tilla.

Para pezullimit të shpëtimit, Bayer kishte thënë për Reuters, se grupi do të qëndronte në kampin e përbashkët me THW për momentin, duke shtuar megjithatë se organizatat do të ishin menjëherë të gatshme për të ndihmuar nëse ka ndonjë indikacion për të mbijetuar.

Shpëtimtarët e Gjermanisë Ndërkombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit (ISAR), pasi kishin mbërritur në Gaziantep për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve të tërmetit vdekjeprurës në Turqi, në aeroportin e Gaziantepit, Turqi, 7 shkurt 2023, foto RTS.

Autoritetet turke nuk kanë raportuar për përplasje në rajonin e goditur nga tërmeti, por presidenti Tajip Erdogan komentoi situatën e përgjithshme të sigurisë të shtunën, duke vënë në dukje se ishte shpallur një gjendje e jashtëzakonshme dhe se kishte pasur disa grabitje.

Njësia e Ndihmës ndaj Fatkeqësive të Forcave Austriake (AFDRU) – gjithashtu ka pezulluar shkurtimisht operacionet të shtunën, dhe më pas zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, kishte postuar në Twitter se ushtria turke kishte marrë përsipër mbrojtjen e kontigjentit AFDRU.

Rreth 82 punonjës shpëtimi nga forcat e armatosura të Austrisë kanë qenë në Antakya, Turqi që nga 7 shkurti, dhe specialistët e tyre kanë çliruar nëntë persona nga rrënojat.

Zvicra ka thënë se po monitoron nga afër situatën e sigurisë në Hatay dhe se masat e sigurisë janë shtuar në përputhje me rrethanat.

Zvicra ka dërguar 87 specialistë dhe 8 qen për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit dhe deri më tani ka rikuperuar 11 persona, përfshirë dy foshnja që nga mbërritja të martën. Një ekip shtesë prej 12 vetash u dërgua të premten.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika