“Grupi Evropian i Botuesve Arsimorë” mblidhet në Pejë, “Dukagjini” nikoqir

Në hotelin Dukagjini në Pejë është duke u mbajtur takimi i "Grupit Evropian të Botuesve Arsimorë" me përfaqësues të shtëpive botuese nga e gjithë Evropa, ku po diskutohet në lidhje me fuqizimin e edukatorëve dhe rritjen e rolit të botuesve në procesin e të nxënit

Këtë të enjte, “Grupi Evropian i Botuesve Arsimorë” erdhi në Pejë në takimin e radhës.

Nikoqir i tyre ishte Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Përfaqësuesve të shtëpive botuese nga e gjithë Evropa iu prezantua edhe një video e cila shfaq rritjen e librarisë Dukagjini, që nga themelimi i saj.

Disa fjalë pati edhe pronari i saj, Korab Lluka.

“Jam i kënaqur t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve në Pejë, në hotelin tonë në zemër të qytetit tim të bukur. Në emër të shtëpisë botuese Dukagjini, duam t’ju urojmë mirëseardhje të gjithë kolegëve të EEAP, dhe një mirëseardhje të veçantë për Helgën, sepse pa ty, nuk do të ishim këtu”, ka thënë Korab Lluka, Pronar i Shtëpisë Botuese “Dukagjini”.

Kurse, tema që u diskutua në këtë takim ishte fuqizimi i edukatorëve dhe rritja e rolit të botuesve në procesin e të nxënit.

Nga Dukagjini, fjalën e mori profesori universitar Bardhyl Musai, i cili përveç librit të ri të mësuesit në Kosovë, foli edhe për historikun e edukimit në Kosovë gjatë 35 viteve të fundit.

“Në vitet 1990, shqiptarët u detyruan të krijonin një sistem paralel të arsimit në gjuhën shqipe, i cili zhvillohej në shtëpi private. Ky sistem zgjati të paktën 10 vjet. Në vitin 1999, siç tashmë e dini, Kosova u çlirua dhe Administrata e Kombeve të Bashkuara filloi rindërtimin e sistemit arsimor”, ka thënë Bardhyl Musai, Profesor.

Pas tij, fjalën e mori Kina Andreeva nga Bullgaria, e cila si temë diskutimi kishte përmirësimin e bashkëpunimit dhe komunikimit midis botuesve dhe mësuesve.

“Mësuesit asesi nuk janë vetëm klientët tanë; ne nuk i konsiderojmë ata si klientë, por si partnerë në përpjekjet për të publikuar materiale arsimore me cilësi të lartë, të cilat përdoren nga breza të tërë në Bullgari”, ka thënë Kina Andreeva, Përfaqësuese nga Bullgaria.

Kurse nga Danimarka, Trine Osergaard foli në lidhje me përfshirjen në sigurimin e cilësisë dhe angazhimin e mësuesve, si dhe me sistemin e inteligjencës artificiale.

“Kemi kaluar nëpër një proces në punën me inteligjencën artificiale. Fillimisht, e testuam disa herë brenda stafit tonë në shtëpinë botuese. Më pas, dolëm jashtë dhe i kërkuam mësuesve ta përdornin dhe të na jepnin reagimet e tyre”, ka thënë Trine Osergaard, Përfaqësuese nga Danimarka.

Fjalimet e tyre gjatë ditës së sotme i mbajtën edhe përfaqësues nga Norvegjia dhe Finlanda, kurse takimi i shtëpive botuese do të vazhdojë edhe të premten.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika